LUANET E DETIT
Luanët e detit janë gjitarë deti të karakterizuar nga llapat e jashtme të veshit, pendët notuese të përparme të gjata, aftësa për të ecur me katrat, dhe nga flokët e trashë dhe të shkurtër. Së bashku me fokat me gëzof, përbëjnë familjen e fokave me veshë (lat. Otariidae). Shtihen nga ujrat nënpolar deri tek ujrat tropikal të të gjithë oqeaneve në të dy hemisferat, duke munguar dukshëm në veri të Atlantikut.
Kanë një jetëgjatësi mesatare prej 20 deri në 30 vjet. Një luan deti i Kalifornisë mashkull peshon mesatarisht rreth 300 kg dhe është rreth 2.4 m i gjatë, ndërsa një femër peshon rreth 100 kg dhe është rreth 1,8 m e gjatë. Luani më i madh i detit është luani i detit i Shtellerit
, i cili mund të peshoj 1,000 kg dhe rritet deri në 3 m. Luanët e detit konsumojnë sasi të mëdha të ushqimit në një kohë dhe janë të njohur për ngrënien me ushqim që peshon sa 5-8% e peshës së tyre trupore (6,8-15,9 kg) në një të ushqyer të vetëm.
No comments:
Post a Comment