Monday, May 20, 2019

Panda e kuqe

PANDA E KUQE
Panda e kuqe (Ailurus fulgen, ose dhelpra e zjarrtë), është një gjitar i cili jeton në Himalajet perëndimore dhe jugperendiore në Kinë. Është e vetmja specie e gjenit Ailurus. Pak më i madh se macja shtepiake, ka ngjyrë të gëzofit të kuq në të kaftë si dhe një bisht të gjatë. Zakonisht ushqehet me bambu, por është një kafshë gjithçkangrënëse kështu që gjithashtu ha vezë, zogj, insekte dhe gjitarë të vegjël. Karakterizohet si një kafshë vetmitare jeton natën, dhe ka një stil jetese që e karakterizohet me përtacia.
Panda e kuqe listohet si një kafshë e rrezikuar dhe sot ka rreth 10,000 individ të rritur. Edhe pse pandat e kuqe janë të mbrojtura në shumë shtete numri i tyre po bie nga humbja e habitatit.
Gjatësia e kokës dhe trupi i pandës së kuqe është 50 deri 64 cm. Bishti i tyre eshte 28 deri 59 cm. Meshkujt panda peshojnë 3.7 deri ne 6.2 kg dhe Femrat peshojnë 3 deri 6.0 kg. Ata kanë një bishtë te gjatë të butë me ngjyrë te kuqe ne pjesen e kurrizit dhe ngjyrë te zeze ne pjeset e poshtme. Dhe në pjesen e fytyrës kan nje kokë te vogël me vesh me shenja te lotit. Fytyra ka disa pjesë me ngjyrë te bardhë te njejta si te rakunit, por çdonjeri mundë te kete shenja distinktive. Koka e tyre ne formë rrumbullake ka nje madhësi mesatare me veshë te drejtuar lart, nje hundë te zeze dhe sy shume te erret. Bishti i tyre leshator me 6 rrathë te verdhë. Kjo paraqet balancë dhe një kapje perfekte kundër rrëshqitjes nga pema.
Panda e kuqe eshte e specializuar per te jetuar ne mjedis tropikal, dhe lehtësisht ngjitet ne peme me thonjet e te mpreht qe e ndihmon te ngjitet lart per te marr frutat dhe gjethet. Sikurse panda gjigande kanë nje gisht falso, eshte nje ekstremitet i kockave te dores. Gjat zbritjes nga pema ajo zbret me koke te poshte, panda e kuqe rrotullon nyjen e kembes per te kontrolluar zbritjen e saj. Vetem disa specie mund ta bëjnë këtë.
Pandat e kuqe janë kacavjerëse shumë të mira, dhe jetojnë e ushqehen ne drunjë. Ato kryesisht hanë bambu, dhe munden te hanë mamutha, zogj, vezë, lule, dhe manafera. Nën vëzhgim, ato janë parë të ushqehen me zogj,dhe manafera.
Ngjajshëm me pandën gjigante, nuk munden te prodhojnë celulozë, kështu konsumojnë sasi të madhe te bambusë. Dieta e tyre perfshinë 2/3 bambu, por ushqehen me këpurdha, rrënjë, lajthia, likene, dhe barë. Ndonjëherë, ato ushqehen edhe me peshk dhe insekte.
Bambuja është më e lehtë te gëlltitet se sa gjethet, pra panda e kuqe e ka më të lehtë te ushqehet gjatë veres dhe vjeshtës, mirëpo e ka më të vështirë gjatë pranverës, e sidomos gjatë dimrit. Pandat e kuqe e kanë të vështirë të përpunojë bambunë, sidomos celulozen që përmbanë ajo.
Panda e kuqe është e aftë të riprodhohet që në moshën 18 mujshe dhe arrin maturimin e plotë në moshën 2-3 vjeçare. Pandat jetojnë rreth 10 vjet por janë gjetur edhe individë që kanë arrtur moshën 15 vjeçare.

No comments:

Post a Comment